Berisha pas takimit me Metën: Ky është moment kyç, Presidenti po mbron Kushtetutën, Dvorani është mafioz

Berisha pas takimit me Metën: Ky është moment kyç, Presidenti po mbron Kushtetutën, Dvorani është mafioz

Ka zgjatur 30 minuta takimi në Presidencë mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit Ilir Meta, i ftuar në vijim të turit të konsultimeve që kreu i shtetit ka nisur për të diskutuar për situatën që ndodhet vendi.

Ish-Presidenti Sali Berisha pas përfundimit të takimit me kreun e shtetit Ilir Meta është shprehur se në këtë takim është diskutuar gjerësisht për krizën madhore për procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetues.

 Përmes një deklarate për mediat, Berisha është shprehur se vendi ndodhet në një moment kyç dhe u ka bërë thirrje medias që të thonë të vërtetën për të gjithë shqiptarët, se si kjo reformë po sjell në mënyrë të lemeritshme kapjen e saj nga mafia e narkoshtetit shqiptar.

“Në këtë takim me presidentin e Republikës u diskutua gjerësisht për krizën madhore që mafia e Edi Ramës në përpjekjet e shpërfytyruara për të kapur të gjithë sistemin e drejtësisë krijoi edhe në organin që me ligj është garant i Kushtetutës së vendit.

Tani është një moment kyc dhe vendimtar, për cdo qytetar shqiptar, por duhet të theksoj këtu se ju mediat keni një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm sepse me të drejtë ju keni lakuar më shumë se cdo gjë tjetër gjatë këtyre 4 viteve të paktën 20 herë më shumë reformën në drejtësi se sa integrimin në BE.

Është në detyrimin tuaj tu thoni të vërtetën shqiptarëve se si kjo reformë po sjell në mënyrë të neveritshme kapien e saj nga mafia e narkoshtetit shqiptar.

Kush ka dyshimin më të vogël i rikujtoj se KLP e sotme kryesohet nga një individ, kunati i radar ndrikullës që është aty në kundërshtim me kushtetutën se ajo kërkon që të jetë magjistrat dhe është aty vetëm për ti shërbyer si skllav Edi Ramës.

Kush dyshon në këtë që them i bëj vetëm, një pyetje shqiptarë dhe të huaj a mund të na thoni në 320 gjykatës cili gjykatës në historinë 30 vjecare të këtij vendi ka shkelur në mbledhjet partiake, të PS apo PD,ai është vetëm një, mafiozi Ardian Dvorani në mbledhjet e PS.

Ky gjykatës militant, është bllokuar reforma dy vite me radhë, integrimi se kush nuk voton një vend që s’ka gjykatë të lartë e GJK, kjo është baraz me zero shtet ligjior, ata që i vranë këtij vend e shkatërruan GJK e lanë vendin pa shtet ligjor dhe ky është Rama. E mbajtën peng deri sa nxorën Dvoranin në krye” , tha Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy