Ngriu rreth 200 kafshë të gjalla në frigorifer, arrestohet 43-vjeçari

Ngriu rreth 200 kafshë të gjalla në frigorifer, arrestohet 43-vjeçari

Policia në Arizona ka arrestuar një burrë pasi në frigoriferin e tij u gjetën 183 kafshë, përfshirë qen, mace dhe zogj të ngrirë.

Michael Patrick Turland, 43 vjeç, nga Arizona, pranoi se kishte ngrirë disa nga kafshët ndërsa ato ishin ende gjallë, tha zyra e Sherifit të Qarkut Mohave. Ai është akuzuar për 94 akuza për mizori ndaj kafshëve.

Imazhet nga vendi i ngjarjes "ishin absolutisht të neveritshme dhe zemërthyese", tha zëdhënësja e policisë Anita Mortensen.

“Si një dashamirëse e kafshëve po qaja vetëm duke i parë ato”, tha ajo për BBC, duke shtuar se fotot ishin shumë të rwnda për t’u publikuar.

Autoritetet tani po kërkojnë për gruan e zotit Turland, Brooklyn Beck.

Arrestimi i 43-vjeçarit erdhi pasi policia mori një lajmërim nga një anëtar i publikut, i cili i tha policisë se i kishte lënë gjarpërinjtë z. Turland për t'u shumuar, por ai ishte zhdukur pas disa muajsh dhe ai nuk ishte në gjendje t'i kthente.

Gruaja i tha policisë se ishte kontaktuar nga pronari i pronës pasi zoti Turland dhe gruaja e tij u larguan nga shtëpia e tyre në Golden Valley.

Ajo tha se kur pronari erdhi për të pastruar banesën, një frigorifer plot me kafshë të ngordhura u gjet në garazh, duke përfshirë disa nga gjarpërinjtë e saj.

Oficerët gjetën qen, breshka, hardhuca, zogj, gjarpërinj, minj dhe lepuj midis kafshëve të ngrira.

Dhjetë ditë më vonë, policia mori njoftime se Turland ishte kthyer në shtëpi dhe ata e arrestuan atë. Motivi i tij për ngrirjen e kafshëve është i paqartë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy