
Analisti Shpëtim Nazarko në studion e lajmeve në MCN Live deklaroi se të gjitha krimet duhen ndëshkuar, dhe se pozita dhe opozita duhet të rrijë në nivele të barabarta.
Ai tha se qëllimi që ka Evropa është të mbajë një ekuilibër dinamik.
Ajo që mendoj unë është se në Shqipëri nuk kuptojnë se çfarë ndërkombëtarët bëjnë, ne mendojnë se ata janë me atë që është në pushtet, por nuk është kështu. Pavarësisht se gjithë krimet duhen ndëshkuar ka një radhë dhe opozita është në fundin e saj dhe është një nga pjesët e shtetit pavarësisht kësaj. Pozita dhe opozita duhet të rrijë në nivele të barabarta por kjo s’do të thotë se krimet e opozitës duhet të flenë në sirtar. Besoj se Berisha nuk ekziston edhe pse vjen vërdallë se s’ka vulë reale. Ai nuk është opozita që ka vulën. Ne dimë që kryetari është Alibeaj kjo tregon se opozita është në krizë një opozitë e shkatërruar totalisht dhe kur ti vazhdon të fusësh njerëzit e saj në burg padashur duket se po favorizon një parti. Evropa s’ka këtë qëllim ata kanë qëllim të mbajnë një ekuilibër dinamik.
Sa i përket raportit të DASH Nazarko u shpreh se Rama natyrisht që do e zhvlerësojë atë në njëfarë mënyre sepse duke qenë kryetari i pozitës, do justifikohet.
Në thelb DASH është pjesë e asaj që tash të huajt veçanërisht amerikanëve i intereson ekuilibri dinamik i Shqipërisë, opozitë-pozitë të jenë në nivele të barabartë. Duhet të mësohemi që të mos presim ndihmë nga jashtë. Nuk interesohet perëndimi për stabilokracinë në Shqipëri sepse i bie të nxjerr para nga xhepi i vet për të korruptuarit. Rama e kupton shumë mirë këtë sepse e di çfarë janë marrëdhëniet me të huajt dhe bën sikur ankohet.



