
Gjyqtari u arrestuar disa ditë më parë për korrupsion kërkon lirimin nga burgu. Shkëlqim Miri ka depozituar në gjykatë një kërkesë për lirimin nga burgu.
Sipas burimeve nga akuza, të cituara nga “Panorama”, gjyqtari ka deklaruar se paratë qe iu gjetën gjatë kontrollit në banesë, në momentin që edhe e shoqëruan në polici, i kishte marrë borxh për kurim.
Prokuroria e Krimeve te Renda ka nisur pak ditë më parë hetimin pasuror per gjyqtarin Shkelqim Miri.
Gjyqtari i Apelit Shkëlqim Miri eshte ne burg i dyshuar për korrupsion aktiv të funksionarëve të drejtësisë dhe mos justifikim pasurie në vlerën e 34 milion lekëve.
Nga hetimet, ai akuzohet se ka marre ryshfet 20 mijë euro, ne kembim te te cilit i ka ndryshuar akuzën të dënuarit për vrasje Gentian Doda, i cili ndodhet tashme ne arrati.



