Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, me një ton të ashpër, ka folur sot në Kuvend për vendimin e DASH për shpalljen e person “non grata” të ish-kryeministrit dhe ish-presidentit Sali Berisha në SHBA.
Ajo u shpreh se ndjen keqardhje për figurën e Sali Berishën, sipas së cilës deliri i tij u zhbë dhe nuk qëndroj për të vazhduar në rrethin e tij klientalist për të vrarë. Spiropali në fjalën e saj është shprehur se ky është një vendim që nuk gëzoi asnjë, pasi bëmat dhe zullumet e një ish presidenti dhe ish kryeministri kanë mbushur botën.
Duke komentuar qëndrimin e kreut të PD-së Lulzim Basha, Spiropali tha se fjalimi i tij duket se ishte shkruar me bojën e Berishës.
“Dënimi kapital i Sali Berishës, nuk më lumturoi. Por përkundrazi prodhoi keqardhje të thellë, që tmerre dhe turpe të tilla janë ndodhur në vendin im. Ndjeva keqardhje që lajme për ish-presidenti dhe kryeministri dhe familjen e tij mbushën botën. Ai hyri në vendin e tij me vendosshmërinë e një shqiponje, por po del si korbat e zinj. Keqardhje që po del i turpëruar, keqardhje që deliri i tij për madhështi nuk qëndruan dhe po vazhdojnë në rrethin e tij klientelist për të vrarë. Keqardhje që karizmën e tij të lindur prej lideri Sali Berisha nuk e përdori për të bashkuar dhe për të shpërndarë palët, por për të futur plagët e përçarjes, Keqardhje që nën hyqmin haxhi-saliniste të tij, asnjë drejtues biznesi nuk mbajti përgjegjësi për gërdecin apo katër vrasjet në bulevardi. Ndeva keqarhdje që përveç bëmave të Sali Berishës sillen në vëmendje ato që ka bërë, Aleati i madh dihet se kush është. Për të paguar mediat, apo përdorimi i parave të korrupsionit dhe gjakut në kanale dhe portale ku mbizotëron gjuha e urrejtës.
Reagimin e Lulzim Bashës, sipas Spiropalit, e ka shkruar Sali Berisha. Ajo shtoi se me këtë vendim të DASH, të gjithë duhet të tremben.
Reagimi i Lulzim Bashës që s’po di nga t’ja mbajë dhe reagimi i PD që s’po gjen derman, ishte për të qeshur. Ata që nuk kanë lënë njeri pa sharë, sot duan prova për vendimin e shpallur reagim. Vetë reagimi i Bashës që duket se është i shkruar me bojën e Berishës. Lufta frontale ndaj pandëshkueshmëris është pa kthim. Me fatet e vendit nuk bëhet shaka. Kambana ra për të gjithë. Nuk mund të jesh edhe lider edhe makut. Berisha nuk u shkëput nga mendësia. Ai kultivoi dukuritë më katastrofike. Se nisi keq, por iu ngatërruan këmbët dhe u rrëzua rrugët. Shqipëria si ka më asnjë borxh.



