
Situata e pandemisë së koronaviorusit ka dhënë sinjale negative sot në Maqedoninë e Veriut pas disa ditëve shpresdhënëse.
Këtë të dielë sipas autoriteteve janë regjistruar 178 raste të reja me koronavirus, ndërsa numri i të vdekurve në 24 orë është 4. 2 viktima janë shënuar në Shkup, ndërsa nga një në Shtup dhe Kumanovë.
Gjithashtu mësohet se 1 kopsht është mbyllur ndërsa punonjësit e dy të tjerëve janë izoluar pas shfaqjes së rasteve me koronavirus në mesin e personelit. Për këtë arsye Maqedonia e Veriut ka nisur edhe një plan kombëtar për zhvillimin e mësimit në shtëpi.



