Stërvitje pan-europiane për sigurinë kibernetike/ Skenar për parandalimin e sulmeve në sektorin e energjisë (VIDEO)

Stërvitje pan-europiane për sigurinë kibernetike/ Skenar për parandalimin e sulmeve në sektorin e energjisë (VIDEO)

Në alarm për sulmet kibernetike është edhe Europa. Për këtë arsye Agjencia Europiane e Sigurisë Kibernetike organizoi stërvitjen më të madhe të mbrojtjes nga incidente të tilla.

Synimi është të evitohen skenarë që do të kishin në shënjestër sektorin energjisë dhe do të destabilizonin ekuilibrin politik të kontinentit.

Kjo pasi vetëm vitin e kaluar Bashkimi Evropian u shënuan mbi 2580 incidente, ku të paktën 200 sulme kibernetike të raportuara kishin në shënjestër sektorin e energjisë.

Në këto kushte ekspertët europianë ngrenë pyetjen se çfarë duhet bërë në një kontekst kolektiv për të shmangur një sulm kibernetik me kosto të pallogaritshme.

Duke simuluar një seri incidentesh kibernetike në shkallë të gjerë, 30 agjenci kombëtare, agjenci dhe rrjete të BE-së, si dhe më shumë se 1000 ekspertë, punuan së bashku për të parandaluar një sulm të sulm të këtyre përmasave në stërvitjen e parë paneuropiane, një nga më të mëdhatë për mbrojtjen nga sulmet kibernetike të zhvilluara ndonjëherë në Evropë.

Drupal Ad

Skenari kishte të bënte me kërcënimet kibernetike që synonin infrastrukturën energjetike të BE-së. nga një shtet i huaj imagjinar. Për të parandaluar sulmin, të gjithë pjesëmarrësit duhej të koordinonin shpejt veprimet dhe reagimin e tyre.

Hans de vries, kreu i Sigurisë Kibernetike dhe Operacioneve në BE thotë se në sektorin e energjisë të pajisur me shumë sisteme të vjetra ku nuk ishte menduar kurrë lidhja m me internetin, shumica e kompanive kanë mangësi në sigurinë kibernetike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy