Abuzoi me të miturin në Gjirokastër, arrestohet në Kakavijë 17-vjeçari i shpallur në kërkim

Abuzoi me të miturin në Gjirokastër, arrestohet në Kakavijë 17-vjeçari i shpallur në kërkim

Është ndaluar në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë 17-vjeçari i shpallur në kërkim nga policia në lidhje me ngjarjen e rëndë të zbuluar dy ditë më parë në Gjirokastër.

Sipas njoftimit, i mituri u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare në hyrje të territorit të Republikës së Shqipërisë. Ai ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se, në prani të dy të miturve të tjerë, të moshës 9 dhe 10 vjeç, ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar.

Ngjarja u bë publike pak ditë më parë, kur specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim 17-vjeçarin, banues në lagjen “Zinxhira”. Sipas burimeve, ai ishte larguar drejt Greqisë përpara se rasti të denoncohej nga familjarët e të miturit.

Ndërkohë, gjatë hetimeve paraprake, të miturit janë intervistuar në prani të prindërve, psikologes, avokatit dhe përfaqësuesve të Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy