Profesori i Shkencave Politike Nexhmedin Spahiu zbuloi në emisionin "Arnautistan" disa fakte të Akademisë Serbe mbi historinë e Shqipërisë.
Haxhiu vë në dukje se Serbia ka patur rol në lëvizjen e Haxhi Qamilit në Shqipëri.
Madje shkruhet se është dërguar një xhandar për të vrarë Princ Vidin, nga frika se me këtë të fundit shqiptarët do civilizoheshin dhe do përparonin.
"Kam lexuar historinë e shqiptarëve të shkruar nga Akademia Serbe, në 4 vëllime, shumë më vëllimore se historia që ka shkruajtur Akademia e Shkencave të Shqipërisë në 3 vëllimet e veta. Është një histori e ndryshme çfarë ata (serbët) u prezantojnë nxënësve në shkollë. Kam parë shumë gjëra që ne i kemi interpretuar shumë ndryshe. Aty është roli i Serbisë në organizimin e dy luftërave civile në Shqipëri, lufta e Haxhi Qamilit dhe lufta nacional-çlirimtare.
Në kohën kur Princ Vidi vjen në Shqipëri qeveria serbe frikësohet se shqiptarët do civilizohen, do ecin përpara, dhe do aspirojnë territore që u kishte marrë Serbia, Kosova dhe vise të tjera. Ndërkohë që Serbia kishte akoma oreks për të dalë në det. Princi Vid ishte pengesë dhe donin ta zbonin nga froni. Ata dërguan një xhandar nga Shtimja e Kosovës që e dinte shqipen, për ta vrarë Princ Vidin. Këtë fakt ne fare s’e kemi ditur. E kanë shkruar duke iu referuar dokumente dhe arkivave të Beogradit.
Ata tregojnë vet si e zgjedhin edhe sloganin, ‘duam mbret mysliman’. Duhej të zbulonin një njeri që ishte karizmatik, ambicioz dhe inteligjent. Ne kemi mësuar në histori që Haxhi Qamili ishte një dallkauk, ekstremist fetar, është një përshkrim krejt ndryshe nga ana e tyre. Ata thonë që filluam t’u jepnim para, ushqime dhe armë dhe të akuzonim Portën e Lartë se qëndron pas lëvizjes së tij".



