Pas deklaratës së kreut të Komisionit Hetimor për privatizimin e CEZ, Taulant Balla, për një shkresë që i ka dërguar policisë për marrjen me forcë të deputetit Berisha në mbledhjen e radhës së këtij komisioni, ka reaguar zyra e shtypit e ish-kryeministrit.
Në njoftim thuhet se Berisha e ka njoftuar mungesën e tij në këtë komision përmes deputetit Ristani.
“Ju njoftoj se zoti Berisha nuk është paraqitur sot në komisionin ketimor parlamentar për CEZ për arsye objektive, gjë e cila është bërë me dije zyrtarisht në komision nga nënkryetari i këtij komisioni, zoti Arben Ristani. Zoti Ristani ka njoftuar gjithashtu se zoti Berisha do jetë i pranishëm në mbledhjen e radhës së këtij komisioni. Çdo deklaratë e bërë nga Taulant Balla është si gjithmonë thjesht një sharlatanizëm i bërë nga një individ i pafytyrë dhe pa identitet”, thuhet në reagim.



