Meta: Në 30 vitet e mia në politikë nuk ka asnjë shkresë me firmën time që shkel ligjin

Meta: Në 30 vitet e mia në politikë nuk ka asnjë shkresë me firmën time që shkel ligjin

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha se sot në SPAK ka dëshmuar në cilësinë e deklaruesit. Meta theksoi se gjatë gjithë karrierës në poste të ndryshme politike, nuk ka asnjë shkresë që mund të lërë dyshime për vendime në shkelje të ligjit dhe interesit publik.

Isha në cilësinë e deklaruesit. Dua të sqaroj se nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë shkresë që mund të më krijojë shqetësimin më të vogël për ndonjë dëm që Ilir Meta mund t’i ketë bërë interesit publik apo të shkeljes së ligjit. Unë tregoj respekt ndaj drejtësisë. Kjo është çështje e 2019-s, mund të më kishin thirrur më përpara. Ne do të vazhdojmë me denoncime të tjera.

Meta tha se drejtësia është nën presionin e politikës.

Pasuria ime është hetuar 1 mijë herë. Ata e hetojnë përditë. Nuk kam asnjë shqetësim. Jam në hetimin tuaj. Kam 30 vjet i hetuar dhe nuk kam asnjë problem.

Drejtësia është nën presionin e politikës. Por ata nuk duhet të bëjnë atë gabim që bëri një gjykatës që i thanë falsifiko firmat se do të bëhesh kryetar i Gjykatës Kushtetues. Ai u përdor për të shkelur Kushtetutën. E përdorën dhe në fund  e lanë me 12 vota.

Sipas Metës, reforma në drejtësi ka marrë goditje vdekjeprurëse që në momentin që u zgjodh prokurori i përgjithshëm me 69 vota.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy