Përplasja në PD për kryetarin/ Çollaku: Kryefjala e mbledhjes ishte udhëheqësi i partisë (VIDEO)

Përplasja në PD për kryetarin/ Çollaku: Kryefjala e mbledhjes ishte udhëheqësi i partisë (VIDEO)

Pas Kuvendit Kombëtar të 30 prillit, duket se përplasja në PD për kryetarin do të vazhdoj edhe më tej.

Deputeti Kreshnik Çollaku, tha për emisionin “MC live” se kishte kërkuar shtyrjen e Kuvendit, për të shmangur përçarjen brenda në PD dhe të punohej më tej për ristrukturim.

Çollaku, tha se edhe bazuar në propozimin e tij të mëhershëm, Kuvendi i 30 prillit do duhej të ishte shtyrë me qëllim që palët e përçara të punonin për një proces të përbashkët, ribashkimin.

Unë kam mbështetur platformën e z.Alibeaj, ishte përmbledhje e bashkimit të 32 deputetëve. Ishte përmbledhje e shqetësimit të të gjithëve dhe kryefjala e kësaj platforme ishte bashkimi i PD, Duhej që kuvendi i 30 prillit të shtyhej, në mënyrë që të gjitha palët që mund të kenë qenë të përçara të jenë pjesë e një procesi të përbashkët.

Unë i sfidova të gjithë kolegët e mi. Kam kërkuar shtyrjen e mbledhjes, për të shmangur përçarjen.

Asnjë strukturë e PD-së nuk është e përfshirë 100% aty.

Deputeti Çollaku, tha se më shumë sesa bashkimi i demokratëve, Sali Berisha në këtë këshill, nxitoi të bëjë pastrimin e strukturave të tjera brenda PD, që nuk e përkrahin.

Unë perceptova që duket qartazi se në një rrethanë Berishës nuk i intereson bashkimi pror pastrimi i një strukture. Në rastin konkret, Berisha, ishte ai që nxiti procesin dhe gjeti justifikim .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy