Në dëshminë e tyre, dy shtetasit rus dhe një ukrainas kanë deklaruar para autoriteteve se qëllimi i tyre ishte të fotografonin godinat e vjetra të ish-bazave ushtarake në Gramsh. Vetë ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, tha se incidenti në uzinën ushtarake po trajtohet dhe në kontekstin rajonal dhe gjeopolitik.



