Vrasja e policit, Kalemaj: Ngjarja i jep pikë Kosovës, kriminelë me armatim të rëndë që synonin destabilizimin (VIDEO)

Vrasja e policit, Kalemaj: Ngjarja i jep pikë Kosovës, kriminelë me armatim të rëndë që synonin destabilizimin (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj, për situatën në Veri të Kosovës, ku u vra një efektiv i policisë tha se ka disa njësi paramilitare serbe, që kanë vepruar dhe veprojnë aktualisht.

Për Kalemaj është shumë e rrallë që këto të ndodhin në Ballkanin Perëndimor në derën e shtëpisë, ku 30 vetë ishin në Manastir, dhunuan dhe tokën e shenjtë serbe në Kosovë dhe ky sipas tij, është akt flagrant i dhunimit të sovranitetit të një shteti.

Duke folur për MCN Live, Kalemaj shton se ishin minimalisht 30 persona me municion tejet të rëndë, që përdoret në beteja frontale, të cilët ishin të trajnuar, karakteristikat e këtij grupi ishte shumë i ngjashëm me grupin Wagner.

Ka pasur evidenca të grupit Wagner dhe më parë në Mitrovicën e Veriut.

Sot në Beograd janë mbi 300 diplomatë rusë të përjashtuar si non grata, nga Holanda në Kroaci, dhe kanë gjetur strehë në ambasadën ruse në Beograd.

Kemi të bëjmë me një situatë që ka karakteristikat e një akti terrorist në territorin e Kosovës, prandaj është ndëshkuar nga faktori ndërkombëtar.

Një nga personat e vrarë vinte në kufi me Rumaninë, 600 kilometra larg nga kufiri me Kosovën, të bjerë martir në Kosovë.

Ata nuk ishin civilë që ndjeheshin të dhunuar nga heqja e barrikadave. Ata janë kriminelë të ardhur me armatim të rëndë për destabilizimin e Kosovës.

Të thuash të ulesh me forcë ishte e gabuar diplomatikisht nga Kryeministri Rama. Kurti e ka deklaruar se do të firmosë marrëveshjen e Ohrit, ndërsa Vuçiç e ka të paralizuar dorën e djathtë për të firmosur.

Vuçic ka përgjegjësi për nxitjen e situatave të tilla, duke përdorur një gjuhë të egër. Ngjarja e djeshme i jep pikë jo Albin Kurtit, por Kosovës.

Kosova sot është në ditë zie në nderim të policit Afrim Bunjaku i cili u vra të dielën e 24 shtatorit gjatë përleshjeve me një grup prej 30 personash të armatosur në veri të Kosovës, në fshatin Banjskë të Zveçanit e banuar me shumicë serbe

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy