
Eksperti i ekopnomisë Elvin Meka i ftuar në ‘MCN Economy’ ka folur për faktin se sa i gatshëm do të ishte sistemi financiar shqiptar të bënte detyrat brenda kësaj datës së integrimit të Shqipërisë në BE.
Ai u shpreh se Shqipëria ofron sistem bankar modern por jo atë financiar dhe me këtë sistem financiar nuk mund ta pretendojmë Bashkimin Europian.
Sipas tij sistemit financiar i mungojnë pjesë funksionale dhe se Shqipëria ka problematika në hallkën e zbatueshmërisë ligjore.
E para duhet të sqarojmë se Shqipëria nëse do ishte e gatshme për këto formate do ishte tashmë pjesë e BE. Shtyrja e përhershme e datave të ashtuquajtura të pranimit ka të bëjë dhe me disa procese të brendshme të vetë Bashkimit Evropian.
Nëse Shqipëria do i kishte bërë të gjitha detyrat do ishte bërë tashmë pjesë e saj, por duhet të pranojmë se në ka fushë anvangarde apo afër harmonizimit me BE është pikërisht sistemi financiar dhe konkretisht ai bankar i cili mund të konsiderohet shumë afër ose pothuajse i integruar si në BE, pro me këtë sistem financiar që kemi nuk mund të pretendojmë të jemi pjesë e Bashkimit Evropian.
Shqipëria sistemin financiar e ka ose tërësisht të pazhvilluar ose është në hapat e parë dhe i paplotë gjë që ushtron presion mbi sistemin bankar apo mbi një pjesë e cila pastaj ka implikimet e veta te çmimet, komisionet.
Më tej ai shtoi se vendi ynë ka ende rrugë për të bërë sa i përket eficencës dhe konkurrencës ndërsektoriale, sepse ne na mungojnë aktorët në treg që vihen direkt në konkurrencë.
Në këtë mekanizëm në Shqipëri pothuajse ky produkt i takon vetëm bankave ndërkohë që nuk është i njëjti realitet në vendet e BE, por nëse marrim parasysh atë që ndodh me vendet evropiane, ky nuk është një realitet që ndodh me Shqipërinë.
Përveç kësaj Shqipëria ka ende problematika jo më shumë brenda sistemit sesa me hallkën që ka të bëjë me zbatueshmërinë ligjore. Shqipëria ka ceduar shpesh te drejtësia e drejtë dhe e paanshme të mikrokredive.
Problemi madhor nuk është se i takon rregullatorit më shumë se funksionimit siç duhet të sistemit gjyqësor që është krejtësisht i pavarur apo krejtësisht jashtë sistemit financiar.
Ne jemi në këtë fazë zhvillimi sepse ato para që do duhej të kalonin në kanalet zyrtare kalojnë masivisht jashtë sistemit bankar, janë informale. Mënyra se si funksionon ekonomia në Shqipëri dhe zbatueshmëria ligjore s’ka të bëjë me sistemin financiar.
Informaliteti e thellon më tepër këtë problem por kjo nuk varet nga ky sistem financiar, ka të bëjë me zbatueshmërinë ligjore se s’do dalin bankat të kapin ata që financojnë para.



