PD nis lëvizjet/ Basha cakton detyrat për krerët e rretheve dhe thërret aleatët

PD nis lëvizjet/ Basha cakton detyrat për krerët e rretheve dhe thërret aleatët

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, mblodhi sot krerët e degëve të rretheve në lidhje me zhvillimet që pasojnë marrëveshjen e djeshme me kryeministrin Rama. Mësohet se Basha u ka kërkuar drejtuesve të rretheve që të propozojnë deri të dielën emrat e ministrave dhe drejtorëve teknikë.

Kreu i partisë u ka kërkuar demokratëve të rretheve mobilizimin e strukturave për fushatën elektorale si dhe propozimet për listat e kandidatëve për deputetë.

Takimi ka përfunduar në mesditë, ndërsa menjëherë pas tij, Basha ka thirrur aleatët. Vendimi për të hyrë në zgjedhje e rritur vrullshëm aktivitetin politik të opozitës, e cila brenda të hënës duhet të propozojë emrat për zv.kryeministrin, 6 ministrat teknikë dhe disa drejtorë institucionesh. Ndërkohë, javën e ardhshme pritet edhe formalizimi i listave të kandidatëve për deputetë. Në listat e saj, PD-ja mësohet se do të përfshijë edhe disa prej krerëve të partive aleate.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy