Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, e etiketoi Kryeministrin Edi Rama si “struci i rilindjes”, i cili fshihet si një frikacak i pashoq nga frika e tmerrshme që ka nga përballja me të vërtetën, me popullin dhe dëmet e pallogaritshme që i ka shkaktuar atij.
Nga protesta e opozitës para Kryeministrisë, meta tha se Edi Rama e zëvendësoi procesin e integrimit europian, në procesin e korruptimit ndërkombëtar.
Meta tha se kjo proteste historike dhe madhështore sot është prova e dinjitetit me të lartë qytetar dhe patriotik.
Sipas tij, Edi Rama do të japë llogari deri në një për të gjitha shkeljet e Kushtetutës që ka bërë dhe për shkatërrimin e parlamentit.
Sot është ora, për tu përballur në një rezistencë pa kthim me këtë regjim të kalbur, hajdut, abuzues dhe armik të provuar të interesit publik dhe kombëtar.
Edi Rama në 10 vite e përdori pushtetin vetëm për të kapur shtetin për interesat e tij mafioze dhe te Rilindjes dhe është i gatshëm të kënaqë këdo mafioz, të brendshëm apo ndërkombëtar, vetëm që të shtyjë edhe disa ditë në pushtet.
Afera korruptive qe ka tronditur mbarë botën, në të dy anët e Atlantikut Rama-McGonigal është afera qe ka derdhur kupën e zemërimit mbarëpopullor.
Edi Rama e ka shumë të qartë se llogaridhënies nuk i shpëton dot, edhe pse ka braktisur Kuvendin prej tre javësh.
Populli i Shqipërisë e ka marrë vendimin e tij solemn dhe nuk do të lejojë të uzurpojë zyrën e Kryeministrit që e ka kthyer një çerdhe mafioze ku ndahen paratë e shqiptarëve.
Nuk do të lejohet që zyra e Kryeministrit të prodhojë vetëm mjerrim.
Shqiptarët protestojnë sot për tu dhënë fund dramave familjare, ku prindërit ulin sytë se nuk u plotësojnë dot nevojat fëmijëve me veshje, libra dhe ushqim.
Ai do të japë llogari edhe për bllokimin e komisioneve hetimore të opozitës në Kuvend, sepse ai ka tmerr nga të vërtetat e hidhura të korrupsionit të tij që nuk i mbulon dot më askush.
Meta deklaroi se numërimi mbrapsht për të keqen e Rilindjes, ka filluar dhe se shqiptarët kanë filluar të jenë zot të fatit të tyre dhe mos ta presin këtë të mirë nga askush tjetër, përveç vetes dhe fëmijës së tyre.
Populli ka vendosur që Rama të largohet një orë e më parë, si një mafioz, i kapur në flagrancë.
Edi Rama është trashmë vetëm një subjekt i merituar për drejtësinë, për veprime të rënda minuese kundër Kushtetutës dhe demokracisë dhe për grabitjen masive, miliarda euro që gjendjen në offshoren e tij, duke nisur nga offshori që vjedh taksat për landfillin e Tiranës.
Ai është përgjegjës për mbipopullimin e burgjeve, për të rinjtë ka ofruar dy alternativa, ose largim nga vendi ose përfshirje në veprimtari kriminale.
Bashkëpunëtorë të tij pastrojnë paratë. Ai ndaj e do pushtetin, që ta kthejë Shqipërinë në parajsë fiskale.
Ndaj populli i Shqipërisë është sot këtu për të bërë ndryshimin me çdo çmim, përmes protestës dhe votës së lirë për të shporrur një herë e më parë këtë sekt.
Të gjithë bashkë në këtë shesh jemi energjia e pandalshme e ndryshimit, me çdo çmim. Çmimin le ta zgjedhë lepuri që ka 3 javë që i fshihet parlamentit.



