BE shpall Rusinë si shtet që sponsorizon terrorizmin

BE shpall Rusinë si shtet që sponsorizon terrorizmin

Parlamenti Europian e ka shpallur Rusinë një regjim që sponsorizon terrorizmin. Masa, e cila është kryesisht simbolike, bazohet në sulmet ushtarake të Moskës ndaj objektivave civile si infrastruktura energjetike, spitalet, shkollat ​​dhe strehimoret.

Sulmet dhe mizoritë e kryera nga Federata Ruse kundër popullsisë civile të Ukrainës, shkatërrimi i infrastrukturës civile dhe shkelje të tjera serioze të të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar humanitar përbëjnë akte terrori kundër popullsisë ukrainase dhe përbëjnë krime lufte. Parlamenti Europian e njeh Rusinë një shtet sponsorizues të terrorizmit dhe një shtet që përdor të gjitha mjetet e terrorizmit”, thanë  eurodeputetët.

Rezoluta u miratua me shumicë dërrmuese të mërkurën me 494 vota pro, 58 kundër dhe 44 abstenime, gjatë seancës plenare në Strasburg. Ligjvënësit dënuan gjithashtu Rusinë për provokimin e një krize humanitare në shkallë të gjerë.

Rezoluta vjen disa ditë pasi Rusia nisi një breshëri të re sulmesh kundër infrastrukturës kryesore të Ukrainës, duke rritur frikën për një eksod masiv refugjatësh përpara sezonit të dimrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy