Peshkëpia: Kam qenë Trump-ist para se të dilte Trump-i. Ai është gjeniu i marketingut politik  

Peshkëpia: Kam qenë Trump-ist para se të dilte Trump-i. Ai është gjeniu i marketingut politik  

Profesori i Universitetit të Gjakovës, Ridvan Peshkëpia, duke komentuar deklaratat e Donald Trump-it, tha në emisionin “Arnautistan” se Presidenti i SHBA është gjeniu i marketingut politik.

Peshkëpia vuri në dukje se Trump ka mësuar që s’ka reklamë negative, ka vetëm reklamë. 

Trump është gjeniu i marketingut politik. Ai thotë ato që të jetë në ciklin e lajmeve. Nuk njihet kush në politikën bashkëkohore që të ketë marrë më shumë reklamë pa para se sa Trump-i. Ai u hedh mediave mish, i kon, dhe ata bien në kurthin e tij, nga urrejtja për të bien në kurthin e tij. Është një strategji shumë e zgjuar. Kur kujtoj Shqipërinë e viteve 90’, Sali Berisha ishte mjeshtëri i kësaj. Ai gjithmonë udhëheq, ai s’reagon asnjëherë, të tjerët reagojnë ndaj tij. Ky është gjeniu i marketingut, çdo politikan duhet të mësojë se si marketohet. Ky ka mësuar që s’ka reklamë negative, ka vetëm reklamë. Ka ndërtuar një brand politik, me hiperbola të tilla, me diversione të tilla. 2000 pyetjeve u është përgjigjur deri tani. Nuk ka pasur President më të hapur. Nuk është bash një diktator, se diktatorët s’kanë dëshirë t’u përgjigjen pyetjeve të gazetave. As armik i medias s’më duket, sepse mediat lulëzojnë në kohën e tij. Kanë lulëzuar me kundërvënien ndaj tij”.

Peshkëpia tha ndër të tjera që “unë kam qenë trump-ist para se Trump të dilte".

"Unë kam jetuar një pjesë të kohës sime atje ku është rritur JD Vance, në ato toka. Aty kam parë Amerikën e varfërisë ekstreme dhe punëtorisë së bardhë, që globalistët u vodhën punën dhe ia çuan Kinës”. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy