Policia amerikane vret afrikano-amerikanin me 96 të shtëna (VIDEO)

Policia amerikane vret afrikano-amerikanin me 96 të shtëna (VIDEO)

Pamje të reja tronditëse dalin mbi dhunën e policisë amerikane. Imazhet e marra nga kamera e trupit të një polici më 21 mars dhe të publikuara vetëm orëve të fundit, tregojnë oficerët me rroba civile duke qëlluar 96 të shtëna në 42 sekonda gjatë një kontrolli rrugor, duke vrarë një shofer afrikano-amerikan 26-vjeçar, Dexter Reed, i cili u ndalua pasi nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Policia hapi zjarr pasi Reed, sipas versionit zyrtar, nuk pranoi të dilte nga automjeti dhe qëlloi i pari duke plagosur një oficer.

Muajin e kaluar në Çikago, pesë oficerë të një njësie taktike në një automjet policie pa shenja rrethuan fuoristradën e drejtuar nga Dexter Reed, me pretendimin se nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Videoja tregon shoferin duke u fshehur në një dritare të mjetit, pastaj duke refuzuar të dalë nga makina ndërsa mbërrijnë më shumë oficerë dhe më tej shihet duke bërtitur dhe duke nxjerrë armë ndaj tyre.

Zyra civile e përgjegjësisë së policisë tha se hetimet paraprake treguan se Reed qëlloi i pari, duke plagosur një oficer në lagjen Humboldt Park.

Më pas katër oficerë iu përgjigjën zjarrit, duke qëlluar 96 të shtëna.

Megjithatë, të shtënat vazhduan edhe pasi “Reed doli nga automjeti dhe ra në tokë”, pranoi zyra përgjegjëse për konstatimin e përgjegjësisë së policisë, duke publikuar pamjet e kamerës që mbante një prej oficerëve, telefonatat e 911.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy