Avokati i Millosheviçit: Serbia ka prova të reja kundër Haradinajt

Avokati i Millosheviçit: Serbia ka prova të reja kundër Haradinajt

Serbia dje ka dërguar kërkesën zyrtare për ekstradim të Ramush Haradinajt në Serbi. Avokati Toma Fila ka thënë se bashkë me kërkesën e ekstradimit janë dërguar edhe prova të reja të cilat, sipas tij, nuk ishin në aktakuzën e Tribunalit të Hagës

“Prokuroria e Hagës ka akuzuar Haradinajn në mënyrë që ai të lirohet”, ka thënë avokati Fila, menjëherë pasi Gjykata në Colmar kishte thënë se çështja e Haradinajt do të gjykohet vetëm nëse Serbia sjell fakte të reja, fakte për të cilat Haradinaj nuk u gjykua në Hagë, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Ramush Haradinaj ishte gjykuar dy herë në Tribunalin e Hagës nën akuzën për krime të luftës, ku nga të dyja gjykimet, doli të jetë i pafajshëm.

Ai u arrestua javë më parë në aeroportin e Bazelit, në zonën franceze të Mulhouse nga autoritetet franceze, nën akuzën se kishte kryer krime të luftës. Flet-arrestimin ndërkombëtar e kishte lëshuar Serbia në vitin 2004. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy