Moti i keq përmbyt Stambollin (FOTO / VIDEO)

Moti i keq përmbyt Stambollin (FOTO / VIDEO)

Ministri turk i Transportit, Çështjeve Detare dhe Informacionit, Ahmet Arslan, ka deklaruar se Stambolli është përballur me një katastrofë të madhe për shkak të reshjeve të dendura të shiut, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një orë ose një orë e gjysmë kanë rënë 250 litra shi në një metër katror. Kjo është një gjendje e jashtëzakonshme. Autoritetet kompetente janë angazhuar tek tuneli i Euroazisë dhe bëjnë pompimin e ujit. Së shpejti, tuneli duhet të hapet”, tha ministri Arslan.

Moti i keq që përfshiu Stambollin, sipas raporteve fillestare, nuk ka viktima, tha drejtori i Zyrës së Emergjencës të qeverisë turke (AFAD) Mehmet Halis Bilden. Bilden në rrjetin social shkroi se ekipet e AFAD-it janë në terren. “Të gjithë janë angazhuar në operacionet e shpëtimit. Falë Zotit, sipas informacioneve paraprake nuk ka viktima”, ka shkruar Bilden.

Ai këshilloi që në rrugë të mos lëvizin me automjete përveç në raste urgjente dhe kërkoi që banorët t’u përmbahen udhëzimeve të autoriteteve kompetente. Për shkak të sasive të mëdha të ujit në rrugë të caktuara, automjetet nuk mund të lëvizin, si dhe është vështirësuar edhe trafiku publik.

Shumë kryqëzime dhe viadukte kanë mbetur nën ujë i cili ka depërtuar edhe në metrobuse. Stacionet për metro dhe metrobus janë nën ujë. Po ashtu është vështirësuar edhe trafiku ajror, si dhe transporti detar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy