4-vjeçari mahnit me videot e tij të gatimit/ E ëma rrëfen si u bë Blini bloger

4-vjeçari mahnit me videot e tij të gatimit/ E ëma rrëfen si u bë Blini bloger

Të inkurajosh fëmijën drejt gatimit është një dëshirë e mami Era Alisanit, e cila po e orienton djalin e saj 4-vjeçar, Blin Dervishin, drejt këtij pasioni që në moshë të vogël.

E ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ajo rrëfeu se dashuria e Blinit për gatimin ka ardhur natyrshëm, pasi ai ka dëshirë të jetë gjithmonë pranë saj dhe ta ndihmojë në çdo përgatitje ushqimi. 

Kjo ka bërë që ata të realizojnë së bashku video gatimi, të cilat janë mjaft argëtuese dhe janë pritur shumë mirë nga publiku në rrjetet sociale.

Është një pasion që fillimisht ia kam përcjellë unë, pasi edhe vetë e dua shumë gatimin. 

Duke qenë gjithmonë pranë meje, e merrja në banak dhe gatuanim bashkë. E shihja që e shijonte shumë dhe më thoshte shpesh: ‘Era, çfarë do gatuajmë sot?’. 

Fillimisht videot i realizonim për qejf, por një ditë vendosa t’i publikojë në rrjete sociale, ku reagimi ishte i menjëhershëm dhe shumë pozitiv. 

Pashë që kishin feedback shumë të mirë dhe vendosa t’i vazhdoja. 

Blini preferon më shumë gatimin e ëmbëlsirave, veçanërisht cheesecake-in, por i pëlqen edhe supa e peshkut. 

Sipas nënës së tij, videot do të vazhdojnë për aq kohë sa Blini të ketë dëshirë, pasi për momentin janë thjesht një mënyrë argëtimi për të krahas.

Njerëzit në TikTok na kanë inkurajuar shumë, na shkruajnë që të bëjmë më shumë video, sepse i argëtojmë dhe njëkohësisht mësojnë receta nga ne. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy