Momenti i pabesueshëm, gruaja i mbijeton rrëzimit të helikopterit dhe thërret të dashurin e vdekur (VIDEO+FOTO)

Momenti i pabesueshëm, gruaja i mbijeton rrëzimit të helikopterit dhe thërret të dashurin e vdekur (VIDEO+FOTO)

Nuk është një film aksion por një ngjarje e vërtet. Këto janë pamjet rrëqethëse të momentit kur një grua arrin të dal nga rrënojat e helikopterit që u rrëzua dhe shpërtheu në Grand Canyon të SHBA-ve.

Video është publikuar në internet dhe të gjithë ata që ishin dëshmitarë okularë mbetën të shokuar kur panë helikopterin me gjashtë shtetas britanikë në bord duke bërë një “manovër të çuditshme” para se të përplasej në një shkëmb, ku si pasojë humbën jetën një vajzë e re, i dashuri i saj dhe kunati i saj.

Tragjedia ndodhi disa momente pasi çifti britanikë nga Londra u martuan afër vendit ku ndodhi edhe rrëzimi i helikopterit, ndërsa dasmorët vrapojnë për ta ndihmuar gruan që “mezi qëndronte në këmbë” duke u larguar nga rrënojat e helikopterit.

Fotografi i dasmës Teddy Fujimoto, ka deklaruar se si një grua i ka shpëtuar rrëzimit edhe pse e djegur në gjithë trupin, derisa një tjetër shihej e mbuluar në gjak.

Ndërkohë, një tjetër dëshmitar që ishte në vendin e ngjarjes tha se dëgjoi britmat e personave që ishin në helikopter ndërsa ajo nxitoi për ti ardhur në ndihmë të mbijetuarve.

Lionel Douglass, i cili po merrte pjesë në një martesë në këtë zonë, tha se e shikoi me mosbesim, ndërsa një grua doli nga rrënojat e zjarrit.

"E kisha marrë telefonin tim dhe isha duke bërë zmadhimin për të parë nëse unë mund të shihja dikë dhe një zonjë u largua nga flakët", tha ai.

Douglass tha se gruaja së shpejti u rrëzua në tokë dhe filloi të bërtiste me emrin e Jason.

Becky Dobson, 27, Stuart Hill, 30, dhe Jason Hill, 22, kanë humbur jetën, derisa piloti Scott Booth, 42, dhe pasagjerët Jennifer Braham, 39, dhe Ellie Milward, 29, e Jonathan Udall, 32, janë në gjendje kritike në spital.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy