Bora dhe ngricat/ Akset ku qarkullohet me zinxhirë

Bora dhe ngricat/ Akset ku qarkullohet me zinxhirë

Reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendit dy ditët e fundit. Situata më problematike paraqitet në qarqet Korçë, Gjirokastër, Shkodër, Kukës e Dibër.

Sipas njoftimit të ARRSH-së, situata e rrugëve paraqitet problematike në disa akse, për shkak të trashësisë së borës dhe ngricave.  

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Gjatë natës ka pasur reshje bore me intensitet të lartë në Qarkun e Korçës. Që në orët e para të mëngjesit është punuar dhe vazhdon të punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës, por qarkullimi kryhet me zinxhir në akset e mëposhtëm:

 Në rrugët e Dardhës, Voskopojës, Dogana Gorricë etj.
– Volare-Erind-Çajup

Pa zinxhir qarkullohet në akset e tjera të këtij rajoni si:
– Dukat-Llogara, Muzinë-Syri i Kaltër.
-Tepelenë-Dorez-Qafë Dushk-Sevaster-Kalivac.
– Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë.
– Segmenti fundor i rrugës Berat-Gllavë
Aksi kryesor Qafë Thanë – Pogradec-Korçë-Kapshticë qarkullohet pa zinxhir.
– Në Qarkun e Fierit qarkullimi rekomandohet me kujdes për shkak të lagështirës në rrugë.

Në Rajonin Verior Shkodër: Gjatë natës ka pasur reshje bore me intensitet të lartë. Trashësia mesatarisht 50 cm. Akset janë pastruar dhe kriposur. Për shkak të vazhdimit të reshjeve dhe temperaturave të ulëta, akset qarkullohen me zinxhir.
Kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në segmentet rrugore të mëposhtme:
Në të gjitha akset e mëposhtme rekomandohet qarkullimi me zinxhir.
-Rruga Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm
– Qafë Mali-Fierzë
– Qafë Lac -Koman
-Ura Matit-Rrëshen, Shpal-Ura e Repsit
– Ura Kukës-Krumë dhe Plepa – Kam
– Akset rrugore të Peshkopisë trashësia e dëborës rreth 60 cm
– Bajram Curri – Tropojë – Bucaj trashësia e dëborës rreth 70 cm
– Në akset Peshkopi – Qafë Draje, Peshkopi-Ushtelence, Trebisht-Doganë
– Ura Cerenecit-Steblevë dhe Trebisht-Doganë

Në Rajonin Qendror Tiranë: Gjatë natës temperaturat kanë qenë të ulëta dhe ka pasur reshje bore. Është punuar nga kontraktorët për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.
Të gjitha akset e mëposhtme qarkullohen me zinxhir.
– Akset Dajtit
– Kruje – Sarisalltik
– Lunik – Stebleve
Në akset e tjera të këtij rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhir.

Në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy