
Eksperti i Ekonomisë Mateo Spaho tha në studion e lajmeve të MCN Tv se nuk është e qartë se si do të funksionojë Amnistia Fiskale dhe cilat janë mekanizmat e kontrollit. Duke argumentuar idenë e tij, Spaho tha se nuk është e qartë se cilat para do të pastrohen apo riciklohen në raportin me draftin. Eksperti përmendi disa pika se çfarë do të sjellë amnistia ku ndër të tjera përmendi se provokon mbylljen e biznesit të ndershëm dhe shtoi se stabiliteti politik dhe demokracia do të braktisin domethënien e vet.
Në rastin tonë shumë gjera ndryshojnë. Nuk e dihet e sata amnisti është në 10 vitet e fundit, nuk kuptohet si do funksionojë, cilat janë mekanizmat e kontrollit. Nuk kuptohet cilat para do të pastrohen në raport me draftin. A i ka aftësitë shteti vlen të diskutohet.
E vërteta është që nuk është çështje emigranti. Nëse jeni emigrant dhe i deklaroni mund t’i falë shteti shqiptar, por jo ai grek ose italian. Nëse kemi ndonjë drejtor, politikan ose biznesmen që ka njerëz jashtë shtetit dhe besoj se nuk do të ishin paratë e emigrantit por të atyre që kanë abuzuar. Kjo është frika që unë do të kisha. Për të mos folur për faktin që kjo është mundësia e mia.
Amnistia i bën dëm sipërmarrësve të ndershëm. Futja në treg e trafikantëve dhe kriminelëve do e bënte më të vështirë në treg sipërmarrësin e lirë. Amnistia provokon mbylljen e biznesit të ndershëm.
Stabiliteti politik dhe demokracia do të braktisin domethënien e vet. Nëse kemi pushtetarë që i fusin paratë nëpërmjet emigrantëve ata privatizojnë në një farë forme Shqipërinë.
Nëse qeveria mendon se do të ketë sukses dhe të ardhura pse nuk thotë sa janë paratë dhe sa është taksa dhe cili është parashikimi i parave që do të futen në buxhetin e shtetit. Nëse qeveria insiston dhe nuk nxjerr asnjë letër pse e dëshiron, nuk e bën publike në ç’ mënyrë do e lehtësojë taksën, këtu çdo gjë të lë të mendosh dhe të dyshosh për sjelljen e qeverisë.
Ne nuk e dimë kush i fut këto para, si janë bërë dhe çfarë do prodhojnë. Qeveria e ka mundësinë e kontrollit por duhet të ketë detyrimin për transparencë.
Këto çmime që sot janë ndjeshëm më të rritura.
Spaho tha ndër të tjera se ne nuk kemi inflacion të prodhuar brenda vendit dhe se tashmë bankat do të japin më pak kredi e për rrjedhojë bizneset do të kenë më pak mundësi financimit. Në vazhdën e shpjegimit të tij, Spaho tha se pret që Banka e Shqipërisë të vendosë rregulla të qarta për përdorimin e monedhave të huaja pasi çdo gjë është eurozuar.
Ne nuk kemi inflacion të prodhuar brenda vendit. Bankat do të japin më pak kredi dhe kjo do të thotë për bizneset që do të kenë më pak mundësi financimi. Nga ana tjetër euro po zhvlerësohet ndjeshëm. Një lekë që kushton më shumë jo domosdoshmërisht do i bënte mirë kursimeve të shqiptarëve. Banka nuk ka metoda të tjera për të zvogëluar inflacion. Banka vendos për lekun. Nuk kuptohet kush e qeveris ekonominë tonë. Importet e eurove janë shumë të larta në mënyrë të ligjshme , jam ekonomi e eurozuar. Pres nga banka që të vendosi rregulla të qarta për përdorimin e monedhave të huaja.



