Gjykata Kushtetuese ka caktuar 21 prillin si ditën e zhvillimit të seancës për procesin mes Presidentit të Republikës dhe Presidentit për çështjen e pronave.
Një vendim drastik mund të rrezikojë reformën në këtë sektor, e cila është shumë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit. Por përveç përplasjes ka edhe rrugë të mesme, pra që mund të arrihet një kompromis mes kontestuesve dhe hartimit të ligjit.
Për TemA TV, Virtyt Sokoli, një avokat, ekspert i çështjes së pronësisë, propozon zgjidhjen e kompensimit fizik nga tepricat që sjell zbatimi në terren i ligjit 7501 për tokën bujqësore. Sokoli sjell edhe shembujt rumunë dhe malazesë së zgjidhjes së çështjes së pronësisë dhe përballjes me vendimet e Gjykatës së Strazburgut.



