Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri Haradinaj janë duke zhvilluar një takim me ambasadorët e NATO-s në Kosovë.
Delegacioni i NATO-s drejtohet nga zëvendëssekretarja e përgjithshme, Rose Guttemoller, raporton Lajmi.net.
Në takim po marrin pjesë edhe ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, dhe ai britanik Ruairi O’Connel.
Në takim, gjithashtu, janë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Dalibor Jevtiç, Avni Arifi këshilltar i Haradinajt, dhe Bekim Çollaku këshilltar i Presidentit Thaçi.
Ende nuk dihet qëllimi i takimit, dhe temat të cilat do të diskutohen.
Kujtojmë se NATO-ja mban një prani ushtarake në Kosovë prej rreth 5 mijë trupash.



