
Midhja e Burtrinit rrezikon të zhduket, ky është shqetësimi që vjen nga Ksamili, nga fermerët që merren me rritjen e tyre.
Lidhur me këtë në një lidhje skype me MCN Live, Soraldo Nebo, një tur operator dhe kontribues në zhvillimin e turizmit në këtë rajon u shpreh se parametrat e ujit në liqen nuk janë të përshtatshëm për kultivimin dhe rritjen e midhjeve dhe se institucionet përkatëse janë munduar që ta mbulojnë këtë problematikë.
Ai tha se shteti nuk e ka rinovuar kontratën me fermerët prej dy vitesh dhe se nuk janë bërë kontrollet e duhura për parametrat e ujit të liqenit.
Është vërtetë shqetësuese për ne si i lindur në Ksamil dhe midhja është shumë e rëndësishme dhe është një institucion përgjegjës për këtë që po degradon në midhje, ka humbur sezonaliteti i midhjes dhe sivjet rrezikohet fara që fillon në muajt e ftohtë të dimrit dhe prandaj po kërkojmë me trishtim që ky institucion që është ministria e bujqësisë të bëjë punën e duhur për trajtuar liqenin brenda normave për të shpëtuar midhjen.
Është ministria e bujqësisë e vetmja përgjegjëse. Është një industri që se ka shkëputur veten akoma nga e vjetra, një institucion që është mbetje e të shkuarës dhe nuk i është përshtatur realitetit.
Akoma qeveria ka impiantet që kultivohen midhjet dhe merren me qera nga fermerët dhe akoma nuk është rinovuar kjo kontratë me ta, është lënë në mëshirë të fatit. Kjo është një shkak, paqartësia dhe ajo që dimë saktë është se përgjegjësi për të ruajtur kushtet optimale për të kultivuar midhjen në liqen është drejtoria e peshkimit.
I pyetur se kush janë hapat që janë ndërmarrë Nebo tha se është kërkuar ndihmë në çdo institucion pasi ky është një problem i vjetër prej vitesh, por që ende nuk është marrë një reagim apo zgjidhje.
Çdo vit bëhet një lajm për problemin e midhjes dhe është një problematikë që ka nisur prej vitesh dhe çdo vit neglizhohet edhe më keq por tani ka arritur kulmi.
Ne kemi një byrim Syrin e Kaltër që sjell ujin e freskët dhe nga ana tjetër liqeni bashkohet me detin dhe të dyja këto e bëjnë në mënyrë të natyrshme stabilizimin e kushteve, por këto maten nga specialistë për të vendosur se sa ujë duhet të lëshohet në liqen, kemi folur me fermerët, ata janë biznesmenë por janë lodhur me institucionet e papërgjegjshme, kanë marrë midhjen nga liqeni dhe e kanë çuar në det për të shpëtuar mbretëreshën e liqenit.
Institucionet kanë tentuar ta mbulojnë problemin dhe jo ta zgjidhin. Unë zhvilloj dhe turin e midhjes aty, turistët shohin si e kultivojmë dhe gatuajmë, prandaj i jemi drejtuar institucioneve përkatëse, kemi komunikuar me këshillin bashkiak, deputetë, dhe çfarë bënë bashkia e ktheu nga festa e midhjes në festën e peshkut, kjo është qesharake dhe trishtim për ne.
Jemi duke punuar fort me këshillin bashkiak dhe të kërkojë informacion se si qëndron e vërteta. Qëllimi ynë është që ta zgjidhim këtë problem.



