Matura Shtetërore/ Sot provimi në lëndën e matematikës për mbi 27 mijë nxënës

Matura Shtetërore/ Sot provimi në lëndën e matematikës për mbi 27 mijë nxënës

Mbi 27 mijë maturantë do të zhvillojnë sot provimin e matematikës.
Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.
Për organizimin e provimit janë parashikuar rreth 145 qendra, të cilat administrohen nga përgjegjës të caktuar dhe administratorë për çdo mjedis ku zhvillohet testi.
Për korrigjimin e testeve janë angazhuar më shumë se 640 mësues.
Provimet e maturës po zhvillohen në shkolla që plotësojnë kushtet infrastrukturore të përcaktuara nga Rregullorja e Maturës Shtetërore.
Deri tani, maturantët kanë kryer provimin e gjuhës së huaj dhe të gjuhës shqipe e letërsisë. Ndërsa më 24 qershor, ata do të nënshtrohen provimit me zgjedhje.
Provimi me zgjedhje ofron një gamë të gjerë lëndësh, përfshirë: Shkencat e Natyrës: Kimi, Fizikë, Biologji, Shkencat Shoqërore: Histori, Gjeografi, Qytetari dhe Psikologji, Filozofi dhe Sociologji dhe Ekonomia dhe Artet: Ekonomi, Histori Arti, Histori Muzike, Histori Baleti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy