TikTok "luftë" gjyqësore me Donald Trump

TikTok "luftë" gjyqësore me Donald Trump

TikTok do të kundërshtojë urdhrin e ndalimit të lëshuar nga Donald Trump, përmes një urdhri ekzekutiv drejtuar aplikacionit kinez që ka ndaluar të gjitha transaksionet me kompaninë mëmë ByteDance që nga mesi i shtatorit.

Kështu pritet një "luftë" gjyqësore me presidentin e Shteteve të Bashkuara, por edhe një betejë me tone të forta politike, e lëvizur nga akuza e rëndë e TikTok-ut kundër administratës amerikane se kishte privuar kompaninë nga një gjykim i drejtë.

"Ndërsa ne nuk pajtohemi fort me shqetësimet e administratës, për gati një vit jemi përpjekur të punojmë në mirëbesim për të siguruar një zgjidhje konstruktive," tha Josh Gartner, zëdhënës i TikTok. "Në vend të kësaj ne gjetëm një mungesë të procesit të duhur, ndërsa administrata nuk i kushtoi vëmendje fakteve dhe u përpoq të fillojë negociatat midis kompanive private", shtoi ai.

Këto janë fjalë të ashpra dhe veçanërisht të mprehta kur riafirmojnë një pozicion të hapur përballë konkurencës me interesa të qarta financiare. Një nga efektet e ndalimit të Trump në fakt do të jetë të detyrojë TikTok të dal në shitje. Dhe negociatat tashmë janë duke u zhvilluar për shitjen e kompanisë me blerës të mundshëm, përfshirë Microsoft dhe Oracle.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy