“Xhadat” - Një fshat i tërë pa ambulancë/ Bashkia Berat: Presim nga donatorët

“Xhadat” - Një fshat i tërë pa ambulancë/ Bashkia Berat: Presim nga donatorët

Në redaksinë e emisionit “Xhadat” janë drejtuar banorët e fshatit Drobonik, të Bashkisë Berat për shkak se në zonën e tyre nuk ka një ambulancë ku ata mund të marrin shërbim shëndetësor.

Ambulanca e këtij fshati, që momentalisht është jofunksionale, është ndërtuar që në kohën e komunzmit dhe si pasojë është e  rrënuar, pasi nuk ka njohur asnjë investim që nga atëherë. Për këtë arsye banorët detyrohen të shkojnë deri në Berat për të marrë shërbim shëndetësor.

 “Ambulancë nuk kemi, është copë-copë. Ka dy vjet që është e mbyllur, që nuk funksionon fare. Atje e kemi pas marrë shërbimin me parë, por ishte shumë lagështirë dhe nuk rrinte dot njeri. Infermieri vjen ditë për ditë tek dyqani dhe qëndron këtu…kur e thërrasim ne na vjen nëpër shtëpia. Doktoresha vjen 1 herë në javë, se 1 herë në javë sëmuremi ne ( ironi). Kur kemi urgjenca i ëojmë në Berat, ne që s’kemi makinë detyrohemi të faturojmë taksi. Ku t’i bësh gjilpërat në atë ambulancë, se aty as derrat nuk rrinë, jo më njerëzit. Jemi ankuar tek Bashkia dhe na premtuan që do marrin një dyqan me qera për ta bërë ambulancën, po sa morën votat nuk bënë gjë pastaj. Na gënjyën edhe na lanë kështu. Kërkojmë të na bëhet ambulanca dhe të na vijë doktoresha 2-3  herë në javë”- u shprehën banorët.

Ndërsa infermieri i fshatit, Petrit Dendo shtoi:

“Unë jam infermier në fshatin Drobonik. I shërbej këtij komuniteti, shërbimin shëndetësor aktualisht e kryejmë nëpër banesa, ndërsa për sa i përket imunizimit vaksinimit të fëmijëve i kryejmë në qendrën shëndetësore Vilabisht. Atje kryhen sepse janë kushtet teknike të vaksinimit, ndërsa këtu është vetëm për të kryer injeksione e mjekime dhe për vizita nga ana e mjekes, por për shkak se ambulance është e amortizuar se ka mbi 40 vjet. Është ndërtuar që në kohën e komunizmit, nuk janë bërë rikonstruksione të saj dhe ka rreth 3 vjet që është mbyllur me vendim të Inspektoriatit sepse nuk plotëson kushtet teknike. Këtu i kryeja shërbimet para 3 vitesh, por ishte e amortizuar, as tualet nuk kishte, vendi nuk ishte i përshtatshëm sepse është afër banesave, pra nuk është godinë e përshtatshme. Qëndroj vërdallë në qendër të fshatit, sepse s’ke ku të rrish. Kërkoj të na bëhet një ambulancë, sepse është e nevojshme për banorët, edhe kohët po ecin përpara tani dhe ky komunitet kërkon një shërbim më cilësor, se janë rreth 760 banorë”.

Pas kësaj “Xhadat” u interesua pranë Bashkisë Berat, nga ku nënkryetari, Lucjano Bojaxhiu informoi:  

“Në lidhje me problematikën e fshatit për ambulancën, ne po përpiqemi të kryejmë ndërhyrje. Që para një viti rruga që të con në këtë fshat ka qenë shumë e amortizuar, por e kemi shtruar me asfalt deri në qendër të fshatit. Mungesa e një ambulance aty është një mungesë e mbartur ndër vite, por ne si bashki e kemi projektin gati, kemi bërë edhe disa diskutime me disa donatorë për të na ndihmuar me realizimin e kësaj ambulance dhe jemi në tentative për ta realizuar sa më shpejt. Do të bëjmë një ambulancë të re në atë zonë.  Ne po përpiqemi sa më shpejt sepse i kemi të gjitha gati materialet dhe dokumentacionin e nevojshëm, por mungon financimi. Me bërjen e rugës me asfalt qytetarët e marrin shërbimin momentalisht në ambulancat e tjera në qendër të Beratit, në spitalin rajonal. Unë do t’ju ftoja që kur gjërat të marrin rrugë të vini edhe të bëni rezymenë. Besoj brenda vitit”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy