Tre makina janë përfshirë mëngjesin e sotëm rreth orës 05:00 nga flakët në Vlorë, ndërsa zjarri rrezikonte që të përhapej edhe tek shumë të tjera të parkuara njëra pas tjetrës. Siç njofton korrespodenti i MCN nga Vlora, pas njoftimit zjarrfikëset bënë izolimin e zjarrit për të mos u përhapur ne mjete të tjera dhe më vonë fikja plotësisht e zjarrit. Nga zjarri u dogjën dy vetura dhe pjesërisht një e tretë. Shkaku i zjarrit mendohet i qëllimshëm. Vlorë/Informacion paraprak Mëngjesin e sotëm, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, janë përfshirë nga flakët 3 automjete të parkuara afër njëra-tjetrës, 2 prej tyre tip “Ford” të cilat janë djegur pjesërisht dhe njëri tip “Volkswagen” që është djegur plotësisht. Paraprakisht dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të vënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit.



