BE thirrje Kosovës për zgjedhjet, Pula: Duhet të hiqen masat që të vendoset data! Prishtinës po i ushtrohet trysni (VIDEO)

BE thirrje Kosovës për zgjedhjet, Pula: Duhet të hiqen masat që të vendoset data! Prishtinës po i ushtrohet trysni (VIDEO)

Analisti Shqipërim Pula deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se duhet të hiqen masat e vendosura nga BE për Kosovën që më pas të përcaktohet dhe data për zgjedhjet në veri. Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Pula tha se trysnia që po i bëhet Prishtinës zyrtare nga BE është e qartë për të gjithë, dhe se në këtë marrëdhënie Kosova ka të drejtë të kërkojë veprime analoge. "Gjendja në veri mbetet ende e tensionuar se nuk ka normalitet të plotë të funksionimit të institucioneve lokale. Kërkesat e zyrtarëve të Brukselit nuk korrespondojnë me realitetin kushtetues dhe ligjor në Kosovë. Kurti ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim me Brukselin zyrtar. Të tjerët nuk mund të vendosin për Kosovën, rreth Kosovës, duhet lojtarët e Kosovës të marrin pjesë në lojë. Gatishmëria për të pranuar kërkesat e Brukselit duhet të jenë në relacione analoge, duhet të përmbushen detyrime nga Brukseli që palët në dialog të jenë të kënaqura në mënyrë të dyanshme. Kemi një problematikë në raport me Brukselin zyrtar. Borell që vjen nga Spanja, ish-ministër i Jashtëm nuk ka qenë dashamirës i pavarësisë së Kosovës. Dhe Lajçak, si ministër i Jashtëm i Sllovakisë nuk ka qenë dashamirës i pavarësisë Kosovës ka pasur deklarime dhe kundër Gjykatës që ka njohur pavarësinë e vendit, dhe në këto relacione shihet qartë se nuk janë mjaftueshëm të qartë për ta parë situatën siç duhet të shihej dhe të përmbusheshin detyrimet kushtetuese ligjore kundrejt bashkëpunimeve me faktorin ndërkombëtar. Masat e vendosura nga BE ishin të padrejta, të paarsyeshme, të paqëndrueshme në raport me Kosovën, ne nuk bën asnjë agresion politik ndaj fqinjit ishte . Përpjekjet tona ishin për shtrirje të autoritetit në pjesën veriore, në pjesën problematike ku strukturat paramilitare serbe prej kohësh e administronin dhunshëm atë pjesë. Në vend që të merreshin masa kundër Serbisë që i dirigjon ato struktura dhe përmes formacionit politik “Lista Serbe”, u vendosen kundrejt Kosovës. Është e qartë roli i trysnisë që po i bëhet Prishtinës zyrtare, dhe në këtë relacion Prishtina ka të drejtë të kërkojë veprime analoge. Do duhej të hiqeshin masat dhe më pas të përcaktohej sipas vullnetit dhe data për zgjedhjet. Sa kohë nuk kemi një deklarim publik rreth datës, mbetet një vullnet i shprehur verbalisht nga ana e Prishtinë, për zgjedhje të mundshme, por që janë ende të papërcaktura se kur realisht do mbahen".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy