Netanyahu: Ndiqni Trumpin, ndëshkoni Iranin

Netanyahu: Ndiqni Trumpin, ndëshkoni Iranin

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u bëri thirrje vendeve “të përgjegjshme” që të ndjekin shembullin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe të vendosin sanksione kundër Iranit.

Netanyahu bëri apelin derisa takoi kryeministren britanike, Theresa May, të hënën në Londër.

“Irani synon të asgjësojë Izraelin, të pushtojë Lindjen e Mesme, ai kërcënon Evropën, kërcënon Perëndimin, kërcënon botën. Ai bën provokim pas provokimi”, tha Netanyahu.

Komentet vijnë vetëm pak ditë pasi administrata Trump ka vendosur sanksione të reja kundër Iranit, pasi ky i fundit ka kryer një provë me raketë balistike, më 29 janar.

Netanyahu është kundërshtar i zëshëm i marrëveshjes së vitit 2015 midis Iranit dhe fuqive botërore, për programin bërthamor të Republikës Islamike. Trump po ashtu e kundërshton këtë marrëveshje.

Një zëdhënëse e kryeministres britanike tha se May “ia ka bërë të qartë” Netanyahut se Britania e mbështet marrëveshjen, në bazë të së cilës Irani ka reduktuar aktivitetin bërthamor, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare./REL

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy