Një i ri është ekzekutuar me armë zjarri në fshatin Babicë të Vlorës. Viktima, rreth 25 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, u gjet i vdekur nga policia mëngjesin e sotëm, rreth orës 07: 35, në një makinë tip 'Fiat Punto', në aksin Vlorë-Babicë.
Ai është qëlluar 3 herë, por një plumb e ka kapur në kokë, që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet, i riu është ekzekutuar në një rrugë fshati, ku ka shumë pak lëvizje.
Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë.
Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethanave ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit. Shërbimet e Policisë kanë mbritur menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes



