Opozita fiton Athinën dhe Selanikun, Guri: Goditje politike për qeverinë aktuale. Lideri i ri i Syriza-s ka sjellë frymë të re në parti (VIDEO)

Opozita fiton Athinën dhe Selanikun, Guri: Goditje politike për qeverinë aktuale. Lideri i ri i Syriza-s ka sjellë frymë të re në parti (VIDEO)

Partia në pushtet e kryeministrit Micotakis ka humbur dy bashkitë kryesore të vendit, Athinën dhe Selanikun në zgjedhjet lokale të së dielës.

Ndryshe nga raundi i pare ku 84 bashki dolën në balotazh ky raund i dytë u dominua nga opozita dhe kandidatët e pavarur.

Gazetari Etmond Guri tha përmes një lidhje Skype me studion e lajmeve të MCN Tv se kjo humbje ishte një goditje politike për qeverinë aktuale duke shtuar se fryma e popullit nuk u lexua siç duhet nga partia e Micotakis.

Duke vijuar më tej Guri theksoi lideri i Syriza-s ka sjellë një frymë të re në parti.

Ka qenë befasi e madhe dhe u duk qartë dhe nga dalja e Micotakis që pas kohësh nga dalja e tij publike ka qenë më i matur dhe më i kujdesshëm duke i tërhequr vëmendjen figurave të larta të partisë së tij që kanë treguar kohët e fundit frymë eprore ndaj rivalëve të tyre.  U duk qartë nga deklarata e tij kur tha se 'do jemi me këmbë në tokë' dhe se nuk do të ketë asnjë lloj pengese bashkëpunimi me prefektët e rinj dhe kryetarët e rinj të zgjedhur të bashkive.

Ishte goditje politike për qeverinë aktuale.

Nuk është vetëm çështje befasie e kthimit të rezultatit nga 13.4% që ishte Doukas, por ishte fryma e popullit që nuk u vlerësua siç duhej kryesisht nga qeveria dhe kryetari i bashkisë që është figurë e respektuar, por nuk arriti të fitojë shumicën dërrmuese të qytetarëve.

Nga ana tjetër kemi një figurë të re Haris Doukas, i cili ishte një befasi, dhe surpriza ishte që atë e mbështetën të gjitha partitë politike të majta.

Ishte goditja e parë politike me humbje të theksuar si bashkia e Athionës, Selanikun dhe Thesalisë.

 

Është një frymë e re që ka sjellë lideri i partisë opozitare Syriza, figurë e re që solli rininë në partinë e tij, ndryshimin, duke u përplasur me sistemin e vjetër për partinë gjë që nuk e bëri partia e re.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy