
Pothuajse 1.1 milion njerëz janë evakuuar nga Ukraina në territorin rus që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt. Kjo shifër u bë me dije nga autoritetet.
Sipas ministrisë ruse të mbrojtjes pothuajse 200,000 janë fëmijë.
Autoritetet ruse thanë se mijëra njerëz janë evakuuar në 24 orët e fundit nga "zonat e rrezikshme".
Në 24 orët e fundit, 11 550 njerëz, përfshirë 1 847 fëmijë, janë evakuuar nga zonat e rrezikshme të Republikave Popullore të Donetsk dhe Luhansk, Ukrainë në territorin rus pa përfshirjen e autoriteteve ukrainase.
Nuk ka asnjë mënyrë për të verifikuar të dhënat e ministrisë për evakuimet. Zyrtarët ukrainas kanë thënë vazhdimisht se mijëra qytetarë po deportohen në Rusi me forcë.



