
Astronauti i Apollo 8, Bill Anders, i cili shkrepi një nga fotografitë më të famshme të bëra në hapësirën e jashtme, ka vdekur në një aksident ajror në moshën 90-vjeçare.
Zyrtarët thonë se një aeroplan i vogël me të cilin po fluturonte u rrëzua në det pranë shtetit të Uashingtonit.
Djali i Anders, Greg, konfirmoi se trupi i babait të tij u gjet të premten pasdite. "Familja është e pikëlluar. Ai ishte një pilot i madh. Do të na mungojë", thuhet në një deklaratë të familjes.

Anders, i cili ishte një pilot i modulit hënor në misionin Apollo 8, bëri fotografinë ikonike Earthrise, një nga imazhet më të paharrueshme dhe frymëzuese të Tokës nga hapësira.
Fotoja u shkrep në prag të Krishtlindjeve gjatë misionit të vitit 1968, fluturimi i parë hapësinor me ekuipazh që u largua nga Toka dhe arriti në Hënë.
Anders më vonë e përshkroi atë si kontributin e tij më të rëndësishëm në programin hapësinor.



