"Teatri"/ Kalaja: Kërkojmë arrestimin e Veliajt, do përgjigjet penalisht (VIDEO)

"Teatri"/ Kalaja: Kërkojmë arrestimin e Veliajt, do përgjigjet penalisht (VIDEO)

Në Prokurorinë e Posaçme u depozitua sot një tjetër padi nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Përfaqësuesja ligjore e këtij grupimi zonja Adriana Kalaja e ftuar në studion e lajmeve në MCN TV deklaroi se kanë siguruar prova me mënyrën e tyre që implikojnë kryebashkiakun Veliaj, ndërsa theksoi se vetëm pamjet kur ndërhyjnë makineritë për prishjen e Teatrit Kombëtar me njerëz brenda e ngarkojnë Veliajn me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

Kemi siguruar provat në mënyrën tonë. Që pas datës 2 korrik Erion Veliaj refuzon të njohë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Jo më larg se pak minuta se unë të vija këtu Veliaj deklaroi se vendimi i gjykatës kushtetuese është i pavërtetë dhe se ai është pronari i saj. Unë i them se ai le të vazhdojë  me marrëzinë e tij, ne do të vazhdojmë betejën tonë. Kemi bërë 9 kallëzime që implikojnë Veliajn. Kemi kallëzuar shumë emra, duke filluar nga Rama, Margariti, këshilli bashkiak, komisioni ekonomisë etj, kemi evidentuar rast pas rasti të gjitha shkeljet e bëra dhe të cilët janë korrupsioni aktiv dhe pasiv, ushtrimi i ndikimit të paligjshëm dhe shumë vepra të tjera. Veliajn e kemi akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë. Vetëm pamjet ku mjetet konfirmojnë qartazi se shembja e Teatrit ka filluar në një kohë me njerëz brenda tregon qartazi shkeljet e tij. Referuar edhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ai ka thënë për rikthim të palëve në gjendjen e mëparshme por ne jemi të vetëdijshëm, këtë kemi paraqitur sot në SPAK se nga pronë publike duke e konsideruar si një mall në magazinë është bërë fletëdalja nga ministria e kulturës te bashkia dhe po kështu ky mall të kthehet prapë të ministria e kulturës. Për të gjitha këto do përgjigjet dikush dhe ne e konsiderojmë që duhet të përgjigjet Veliaj sepse ditën që u mor vendimi për shembjen, dhe ajo që është më e rëndësishme është vendimi i kontrollit të lartë të shtetit ku jepej urdhër për bashkinë për pezullim deri në vendimin e marrjes nga gjykata kushtetuese dhe çdo vendimmarrje jashtë këtij vendimi do ngarkonte përgjegjësit dhe Veliaj do përgjigjët penalisht.

Ndërsa lidhur me denoncimin e një takimi të ambasadorit të Bashkimit Europian zotit Soreca me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, zonjën Vitore Tusha, Kalaja deklaroi se ambasadori i BE në vendin tonë ka lobuar për kryebashkiakun Verliaj dhe se sipas saj ka ushtruar ndikim të paligjshëm te trupa gjykuese.

Sipas nesh dhe informacioneve dhe provave, Soreca ka lobuar për kryetarin e bashkisë Erion Veliaj pasi kërkonte me çdo kusht të mos rrëzohej vendimi i transferimit të pronës. Ka ushtruar ndikim të paligjshëm te trupa gjykuese. Akuza jonë i drejtohet vetëm Sorecës dhe është vepër korruptive në kundërshtim me kushtetutën shqiptare të ndërhysh në institucionet e pushtetit gjyqësor. Kemi ndërmarrë hapa të tjerë ligjor, veprimi i Sorecës konsidertohet vepër penale dhe Soreca do përgjigjet penalisht për këtë. Për të jemi në përgatitjen e gjithë informacionit. Të gjithë personat përgjegjës do marrin përgjegjësi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy