Këngëtari i famshëm Ed Sheeran gjatë një konference virtuale mbi ankthin dhe mirëqënien ka treguar varësinë e tij me alkollin dhe jetën jo të shëndetshme.
Momenti më i vështirë ka qenë në periudhën 2014-15 gjatë turneut botëror. Ishte koha kur emri i tij ishte në buzët e të gjithëve, ai pushtoi faqet e para dhe gjatë atij turneu të botëror miliona fansa u grumbulluan për ta parë. Ishte kjo periudhë e lodhshme tregon ai që më shtyu të abuzoj. Lëvizja me autobus nga një skenë në tjetrën dhe konsumoja shumë alkool. Gjithashtu e kam tepruar me ushqime jo të shëndetshme, madje dhe kokainë.
"Doja të qëndroja zgjuar dhe të pija gjithë natën dhe pastaj të flija në autobus - shpjegoi ai – isha gjithë kohën në koncert, unë pija përsëri në autobus dhe nuk pashë rrezet e diellit për ndoshta katër muaj". Një jetë e vështirë thotë ai, sidomos për tipin që unë i shfaqesha fansave në skenë.
Por nga fundi tregon edhe rastin se si grauaj e tij e ndihmoi të dilte nga kjo situatë dhe ndryshoi mënyrën e tij të jetesës. “Ajo stërvitet shumë dhe unë nisa të stërvitesha, ajo ishte shumë e kujdesshme në ushqim dhe më mësoi dhe mua. Hoqa dorë edhe nga alkooli sepse ajo nuk konsumonte alkool.” Gjithashtu ai ka thënë se po bën një pushim në fushën e muzikës, sepse ka nisur të pikturojë.



