Çelen kapitujt/ Muçaj: Nëse negociatat mbyllen deri në 2028, procesi do të kërkojë kohë edhe për ratifikimin e traktatit të anëtarësimit nga BE dhe Shqipëria (VIDEO)

Çelen kapitujt/ Muçaj: Nëse negociatat mbyllen deri në 2028, procesi do të kërkojë kohë edhe për ratifikimin e traktatit të anëtarësimit nga BE dhe Shqipëria (VIDEO)

Shqipëria hapi dje kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të cilët përfshijnë grupkapitujt “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”. 

Ekspertja për çështjet ndërkombëtare, Ermelinda Muçaj, u shpreh për “MCN Live” se me hapjen edhe të kapitullit të fundit, tashmë të gjithë kapitujt janë hapur në një kohë rekord.

Me hapjen e grupkapitullit të pestë, që përfshin pesë kapituj të tjerë, procesi i hapjes së kapitujve është zyrtarisht i përfunduar. Ky grupkapitull, i hapur më 15 tetor 2024, u pasua dje nga hapja e kapitullit të fundit të mbetur.

Janë vendosur edhe disa pika përmbyllëse për kapituj të tjerë, si kapitulli 23 dhe 24, të cilët konsiderohen themelorë dhe ndër më të rëndësishmit në negociata. 

Hapat e mëtejshëm do të fokusohen në përmbushjen e të gjitha piketave që Komisioni Evropian ka detajuar në pozicionet negociuese për çdo grupkapitull. Gjatë gjithë procesit, KE do të monitorojë reformat që qeveria shqiptare duhet të realizojë brenda afateve të përcaktuara. 

Shqipëria negocion me Komisionin vetëm afatet dhe periudhat kohore të përmbushjes së detyrimeve, ndërsa parimet themelore të BE-së dhe standardet që lidhen me të drejtat dhe liritë themelore nuk janë të negociueshme.

Muçaj shtoi se, edhe nëse negociatat mbyllen brenda vitit 2028, pas kësaj faze do të duhet kohë për ratifikimin e traktatit të anëtarësimit, si nga vendet e BE-së, ashtu edhe nga Shqipëria.

Referuar raportit të Komisionit Evropian të publikuar pak ditë më parë, dokumenti paraqiste nota pozitive, por edhe sfida madhore, veçanërisht në funksionimin e institucioneve demokratike, shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit, lirinë e shprehjes dhe pavarësinë e medias. Këto fusha kërkojnë vëmendje të shtuar. 

Disa kapituj vijojnë të kenë progres të kufizuar. Për shembull, kapitulli 28-Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit publik, mbetet ende në faza të hershme përgatitore, një situatë e ngjashme me vitet e mëparshme.

Për grupkapitullin e pestë, të hapur dje, janë vendosur gjithsej 18 piketa përmbyllëse. 

Grupkapitulli i parë vazhdon të jetë ai që përcakton ritmin dhe drejtimin e të gjithë procesit negociues.

Nëse negociatat mbyllen deri në vitet 2027-2028, ratifikimi i traktatit të anëtarësimit do të kërkojë kohë shtesë, qoftë nga BE, qoftë nga pala shqiptare, përmes referendumit ose procedurave parlamentare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy