Gjykata Penale e Tiranës ka lënë me arrest në burg mjekun kirurg Dervish Hasi. Ai akuzohet për trafikim të të miturve dhe pornografi.
Kujtojmë se mjeku kirurg, Dervish Hasi akuzohet për abuzim seksual me një 16-vjeçare për dy vite rresht duke e prezantuar si bashkëshoreten e tij të katërt.
42-vjeçari, Hasi është i njohur si besimtar myslyman dhe njëkohësisht ishte i martuar me tre gra të tjera.
Ndërkohë ai është i njohur për autoritetet, pasi prej kohësh hetohej nga SPAK për përfshirje në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë Shqipërisë.



