
Teksa në Parlament është inciuar nisma për t’i dhënë mandat të përjetshëm kryetarit të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushit, kryetarja e Komisionit të Edukimit, Flutura Açka i ka kërkuar në emër të komisionit, Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës që të informohet për depozitimin e ndonjë kërkese në protokollin e Kuvendit për mbledhje të KPEMIP nga dy deputetët. Lidhur me këtë, deputetja Ina Zhupa në një lidhje skype me MCN Live u shpreh se gjithçka po bëhet në shkelje të rregullores dhe ligjit vetëm për ti mundësuar një mandat të dytë Skënder Gjinushit në krye të ASH. Ajo tha se po shkelet kushtetuta dhe barazia e individëve përballë ligjit dhe se sipas saj, nuk po bëhet një punë serioze. “Në fakt dua të sqaroj se në orën 11 nuk ka mbledhje të ligjshme të komisionit të edukimit, por Açka ka të drejtë të vendosë për datën dhe orën e komisionit, të njoftojë deputetë dhe të gjitha këto duhet të bëhen nga një kërkesë e protokolluar. Dje është mbyllur sesioni parlamentar sa i përket komisioneve të rregullta dhe nesër është seanca plenare e fundit. Ne nuk mund të marrin vendime sot për tu futur nesër në rendin e ditës, por i gjithë ky nxitim dhe shkelje e ligjit me të dyja këmbët është se sot i mbaron mandati bën krye të ASH Skënder Gjinushit dhe ky i ligj i ri po bëhet për ti dhënë mundësinë e një mandati të dytë Gjinushit”. Në vijim Zhupa theksoi se Gjinushi e ka të domosdoshëm këtë ligj për të kandiduar për një mandat të dytë, ndërsa me këtë ligj ai e mbaron sot kategorikisht këtë mandat me një logjikë ligjore është e detyrueshme që asnjë organ të mos bëjë ndryshime të garës teksa ai person është në garë. “Si mund ti ndryshojmë rregullat e lojës kur ata janë në garë, si mund të kalojmë një njoftim me WhatsApp për mbledhje urgjente kur dhe për Ahmetaj ju desh të merrnin kohë për të njoftuar deputetët. Skënder Gjinushi sot nuk është kryetar parlamenti që të urdhërojë mbledhje, ai është një kryetar pa mandat në krye të akademisë së shkencave dhe ata që kërkojnë të shkelin rregullat nuk paguhen nga borderoja e Skënderit, por nga taksat. Gjinushi ka pranuar se ky është një projektligj i propozuar nga ne. E sjellin këtë projektligj për ti dhënë një mandat vetes dhe kjo është e jashtëligjshme”. Zhupa tha se kjo është një betejë që ka nisur të paktën 6 muaj dhe është munduar me çdo formë për ti mbyllur zërin të vërtetës. Sipas saj, ky ligj përveçse ka shkelje procedurale ka dhe shkelje kushtetuese. “Ky ligj shkel kushtetutën, barazinë e njerëzve para ligjit dhe ky ligj është ndërtuar aq keq në shkelje të kushtetutës sa ne e kemi denoncuar disa herë. Sigurisht që ne nuk do jemi sot atje për një mbledhje fallco që shkel rregullat, unë do jem atje për ta denoncuar live këtë shkelje të rregullores dhe për të denoncuar se si mblidhen këta deputetë për interesat e një individi. Do ta denoncoj me forcë nga kuvendi dhe duke ndjekur çdo rrugë të mundshme për ta kthyer në legjitimitet akademinë e shkencave, një institucion që paguhet nga taksat tona. Akademia e shkencave sot duhet të ishte pararojë e debateve për shpopullimin, studentët e mjekësisë, për çdo gjë, por se bën sepse është një person politik atje që i shërben interesave të veta. Nuk po bëhet një punë reale serioze dhe sigurisht që kur ke gjithë këto mekanizma kontrolli, pushteti është shumë e vështirë që ti lëshosh kur je mësuar në pushtet”.



