Vlerësimi publikisht për kolegen në film nga aktori Chris Hemsworth nuk është pritur dhe aq mirë nga bashkëshortja e këtij të fundit.
Aktori i “Thor” ka thënë për Charlize Theron: Ajo është mishërim i një shpirti të fortë, dinjitetit dhe integritetit që duhet të ketë një individ. Është tepër e zgjuar dhe fizikisht shumë e shkathët. Kemi punuar bashkë në filmin “Borëbardha dhe gjahtari”. Kur sheh skenat e luftimit në të cilat ajo është mbi taka të larta dje fustan aspak komod, të duket gati e pamundur”.
Por këto komente siç duket nuk janë pritur mirë nga bashkëshortja e tij, Elsa Pataky.
“Elsa e di që ai nuk e tradhton, por është shqetësuar paksa nga kjo shprehje publikisht e një vlerësimi të tillë, pasi ata nuk po promovojnë ndonjë film të ri", ka thënë një burim pranë saj.



