
Arsimi në Shqipëri dhe interesimet e studentëve në degët përkatëse ne Universitete publike apo private, ishte tema e diskutimit në emision “MCN economy”.
Migen Qiraxhi, anëtar i “Qëndresës Qytetare”, përgjatë analizës së tij, tha se në vitet e fundit, dukshëm është vërejtur interesimi për regjistrim të studentëve në Universitetet private, në shifrën 7%.
Me shifrën 7% më shumë interesim ka pasur në universitete private që ka fituar karshi atyre publike, të cilat kanë shprehur interesim për regjistrim.
Në këtë rast, universiteti publik përgjatë pandemisë transmetoi online mësimin me tre javë vonesë, kurse ato private e morën situatën më shpejt në dorë.
Disa universitete patën 11% më shumë rritje në vitet e fundit, publiku po preferon çdo ditë e më shumë e po humb në krahasim me privatin.
Sipas Qiraxhiut, megjithëkëtë, shteti nuk ka një strategji efikase për orientimin e studentëve në tregun e punës pas studimeve.
Beteja mbase duhet të zhvillohet më gjatë, sepse nuk kemi një strategji të politikave orientuese në tregun ekonomik.
Nuk ka pasur kurrë një strategji afatgjate për profesionet që duhen, nuk jemi kujdesur të shohim se çfarë profesionesh nxjerrim me shumicë dhe këto analiza nuk janë bërë asnjëherë, sepse duhen bërë politika orientuese që nuk janë bërë.
Nuk kemi shtet që orienton objektivat e saj në ekonomi.
Qiraxhiu, bazuar në një anketim të bërë nga ta, tha se një studenti në Tiranë, i duhen mesatarisht 324 € në muaj, nga të cilat vetëm 40% e kësaj shume, i merr ushqimi, kurse 8% shkojnë vetëm për sigurimin e literaturës studimore.



