Socialistet përballë organizatave të mjedisit kanë përsëritur se ligji për zonat e mbrojtura do të rishqyrtohet. Në komision Arben Pëllumbi dhe Fadil Nasufi theksuan se gjenden përballë detyrimit për t’iu shërbyer të gjitha palëve, duke iu referuar kështu kërkesave të kryebashkiakëve.



