Një shqiptar u arrestua mbrëmjen e së premtes në Itali pasi në mjetin e tij iu gjet një sasi prej 2 kg kokainë. Leonard Gjoka, 32 vjeç, u vu në pranga në Lonigo, së bashku me të fejuarën Florina Catalina Ancuta, rumune, 25 vjeç. Gjatë kontrollit në makinën e Gjokës, policia italiane gjeti të fshehur në pjesën e tapicerisë një sasi prej 2 kg kokainë dhe 70 mijë euro.
32-vjeçari shqiptar ishte prej muajsh nën hetim. Pasi i kishin kontrolluar banesën, në të cilën nuk kishin gjetur asgjë, karabinierët kanë vërejtur një ndarje të dyshimtë në makinën e tij. Pasi kanë kërkuar ndihmën e specialistëve, policia ka zbuluar drogën dhe paratë në makinën e shqiptarit.
Dy të arrestuarit pritet të dalin sot para gjykatës.



