Lejet e ndërtimit për zhvillim, nuk do të jepen me VKM, por nga Agjensia e Kadastrës

Lejet e ndërtimit për zhvillim, nuk do të jepen me VKM, por nga Agjensia e Kadastrës

Me 89 vota pro, 7 kundër dhe 10 abstenim, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar një ditë më parë ndryshimet e propozuara nga Këshilli i Ministrave, në projektligjin “Për planifikimin dhe Zhvillimin e territorit".

Ndryshimet fillimisht janë miratuar në Komsionin e Veprimtarisë Prodhuese, ku një ndër synimet është që ndryshimi i zërit kadastral i tokës të mos bëhet me VKM por t'i kalojë automatikisht Agjencisë së Kadastrës.

Sipas relacionit shoqërues, nevoja për këto ndryshime ka ardhur për shkak të zvarritjeve dhe për të garantuar lehtësimin e ndryshimit të zërave kadastralë, nga tokë bujqësore, truall apo pyll. Ndër të tjera, në relacion thuhet se leja e ndërtimit për zhvillim tashmë do të jepet nga Kadastra, pasi ajo do të bëjë edhe ndryshimin e zërit kadastral menjëherë pas regjistrimit.

Gjatë shqyrtimit të aplikimeve të ndryshme për leje ndërtimi, është konstatuar se sipërfaqet, në të cilat kërkohet të ndërtohet, nuk gëzojnë statusin “truall”. Në këto raste zbatohen procedurat sipas legjislacionit të posaçëm për ndryshimin e resurseve të tokës. Këto procedura, thjesht formale, zgjasin në kohë, duke krijuar mospërputhje me afatet e shqyrtimit e të miratimit të lejeve, si dhe vonesa për aplikuesit.

Ndërkohë, shumë prej këtyre aplikimeve u referohen sipërfaqeve/zonave për të cilat janë miratuar dokumente planifikimi (PDZRK, PPV, PDV) apo dhe leje zhvillimi, ku parashikohen zhvillime, pavarësisht kategorizimit të tokës. Për sa më sipër, sugjerohet që të parashikohet ndryshimi automatikisht i kategorive të tokës në momentin e regjistrimit pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, duke vepruar në këtë mënyrë, në përputhje me parashikimet e vendosura në dokumentet e planifikimit apo lejen e zhvillimit.

Këto ndryshime të propozuara i shtojnë kompetencat Agjencisë së Kadastrës, e cila u krijua si pasojë e shkrirjes së Hipotekës me Aluiznin dhe ZRPP.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy