
Kabuli është zgjuar sot në mëngjes me zhurmën e tre shpërthimeve. Lagjja ku jeton një komunitet i madh Hazara është sulmuar.
Sipas njoftimeve të para, ende të paqarta, shpërthimi i parë ka ndodhur në një zonë të shkollës Mumtaz. Dy shpërthimet e tjera kanë ndodhur afër një shkolle në zonën me popullsi të dendur Dasht-e-Barchi në perëndim të Kabulit.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Sahar TV, duke saktësuar se është sulmuar shkolla e mesme Abdurahim Shahid. Ende nuk dihet numri i të plagosurve apo të vdekurve.
Përflitet për gjashtë persona të vrarë dhe disa dhjetëra të plagosur.
Zëdhënësi i policisë së Kabulit, Khalid Zadran, tha në Tëitter se sulmet kanë shkaktuar viktima në mesin komunitit shiitë.



